Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i rreptë me qëndrimet e tij, duke thënë sot se plagosjet e ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, siç ndodhi vitin e kaluar, nuk guxojnë të ripërsëriten.
Kjo thirrje e tij vie në prag të paralajmërimit të qeverisë kosovare se Ura e Ibrit do të hapet, ani se këtë e kundërshtojnë BE dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë, transmeton klankosova.tv.
”Mbështetje e plotë për vijat e kuqe të KFOR-it, përfshirë për urën e Mitrovicës. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar që shkaktuan lëndime te ushtarët e KFOR-it + të civilëve, nuk duhet të përsëriten. Këshillat e ndërkombëtarëve duhet të merren parasysh. Nevojitet de-përshkallëzimi i retorikës; mirëpresim koordinimin që e përmendi Albin Kurti”, deklaroi Rohde
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…