Rrahje me grushte ndërmjet deputetëve në hyrje të Parlamentit të Serbisë

Protesta në parlamentin serb mes deputetëve,  ka degraduar në grushte.

Lideri i lëvizjes opozitare Dveri, Boshko Obradoviç i shoqëruar nga deputetë dhe përkrahës sot bllokoi hyrjen e Parlamentit të Serbisë dhe sulmuan deputetët e mazhorancës të cilët po tentonin të futeshin brenda.

Opozita bllokoi shkallët e kuvendit në shenjë proteste në hyrje të Kuvendit të Serbisë dhe kreu i opozitës u përplas me ministrin e shëndetësisë Zlatibor Lončar.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=18&v=8BfLM73_yXo&feature=emb_title