Prej fillimit të luftës është thënë se motivi i ushtarëve rusë për të luftuar është tejet i vogël, ndërsa plot nga ta janë kapur nga ukrainasit dhe më pas kanë rrëfyer se si nuk kanë dashur të futen në Ukrainë.
Edhe një tjetër rus i zënë rob është rrëfyer sot dhe ka treguar për një ndodhi mjaft interesante, ku sipas tij ushtarët rusë refuzuan të sulmojnë Odesën.
Robi i luftës thotë se 600 marinsa rusë refuzuan të zbrisnin nga anija pranë Odesës për të pushtuar Ukrainën.
Ai gjithashtu informoi veçmas se ushtria ruse ka të ashtuquajturat ‘skuadra qitëse’ – skuadra që ndjekin forcat kryesore të ushtrisë dhe vrasin ata që duan të ikin.
Gjithsesi, nuk dihet sa të sinqertë mund të jenë robërit e luftës, sidomos ata që thonë se nuk e kanë ditur që po shkojnë në luftë dhe tjera gjëra të këtij lloji.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…