BOTA

Rrëfimi ekskluziv për CNN i mercenarit rus: Njësia luftarake bën çdo gjë që thotë Putin

Oleg për shumë vite ishte i punësuar në Siri në një grup mercenarësh të quajtur “Wagner”, i cili është shndërruar në një mjet shumë me vlerë për Kremlinin.

“Wagner është një instrument i Putin për të zgjidhur problemet me forcë, kur veprimet duhet të merren menjëherë, urgjentisht dhe në një mënyrë sa më të fshehtë. Nuk mund të them se është një ushtri në kuptimin e plotë të asaj fjale. Është thjeshtë një njësi luftarake që bën çdo gjë që thotë Putin”, shprehet ish-luftëtari.

Kjo është hera e parë që një ish luftëtar Wagner pranon të flasë në kamera, dhe Oleg kërkoi që të fshehë identitetin e tij. Kompanitë private ushtarake janë ilegale në Rusi dhe grupi nuk ekziston zyrtarisht. Por CNN ka zbuluar se Wagner tani numëron qindra luftëtarë që operojnë në 3 kontinente të ndryshme. Ky është personi që besohet të jetë prapa atij zgjerimi. I njohur si një ndër njerëzit më të afërt të Putin për shkak të kontratave të majme me Kremlinin, Jevgeni Prigozhin, është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për shkak të financimit të një agjencie interneti e akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të 2016.

“Unë jam mercenar dhe 90% e punonjësve si unë, ishim të motivuar nga paratë”.

Ndërsa pyetet se çfarë trajnimi ka marrë, ai thotë se kaloi 6 ditë në një kamp në Molkino duke qëlluar me armë. CNN udhëtoi për në Molkino dhe tentoi të hynte brenda në kampin e trajnimit, por nuk ia doli. CNN zbuloi se grupimi ka një lidhje shumë të ngushtë me ushtrisë ruse. Jo shumë larg nga aty, gjendet një monument për të rënët e Wagner. Vizitorët nuk janë të mirëpritur. Gazetarja Clarissa Ward e CNN, tenton të hyjë me kamera të fshehur, por nuk ia arrin.

“Ata nuk na lejuan të hynim brenda, kjo nuk është surprizuese, pasi aty gjendet prova e vetme e dukshme që Wagner ekziston”, thotë Clarissa Ward, reportere e CNN.

Ai monument është financuar nga një kompani e Prigozhin. 5 vite më përpara në Krime, ata njerëz të veshur me të gjelbër ndihmuan Moskën në aneksimin e provincës nga Ukraina. Ishte një sukses dhe që prej asaj kohe, përdorimi i forcave mercenare nga Rusia është rritur. Analistët thonë se asgjë nga këto nuk mund të ndodhte pa aprovimin e Putin.

Clarissa Ward: Besoni se Wagner është krijuar për të ndihmuar Rusinë në rikthimin si superfuqi globale?

Oleg: Po, 100%. Ky është prioriteti kryesor i Wagner.

Clarissa Ward: Pra po përpiqet të rivalizojë Amerikën?

Oleg: Rusia po përpiqet të kalojë SHBA-të në të gjitha mënyrat e mundshme, duke përdorur metoda ligjore dhe jo ligjore. Po përpiqet ta shtypë dhe të marrë më të mirën e mundshme; çfarë do të dalë si rezultat? Asgjë e mirë besoj.

Por për presidentin rus, Vladimir Putin, Wagner është një aset shumë me vlerë, një forcë luftuese e zgjerueshme pa asnjë përgjegjësi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

24 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

28 minuta ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

5 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

6 orë ago