Ilustrim
Një person ka përfunduar në pranga të Policisë, pasi që tentoi të kryejë një vjedhje në shtëpinë e fqiut të tij, të mërkurën rreth orës 00:10 në fshatin Raushiq të Pejës. Por vjedhja që mendoi ta kryente i shkaktoi shumë telashe të dyshuarit, pasi që mori lëndime pasi shkaktoi zjarr brenda shtëpisë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i cili u arrestua nën dyshimet për vjedhje në shtëpinë e fqiut të tij, është Idriz Idrizi.
Sipas burimeve, Idrizi ka hyrë në shtëpinë e viktimës dhe ka tentuar që me djegien e perdeve, t’ia vë zjarrin shtëpisë. E lëndimet trupore që i mori si pasojë e prerjes në xhamin e dritares, mendoi t’i përdor si inskenim për të mbuluar veprën penale të cilën dyshohet se e kreu.
Ai kishte deklaruar se lëndimet i mori pasi kinse shkoi të përleshej me hajnat që ‘kishin hyrë’ në shtëpinë e fiqut të tij.
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se Idrizi me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…