Rrëfimi për bukuroshen e Hollywoodit që sot kërkon ushqim në kosha të plehrave

Fotot e reja të Loni Willison janë alarmante. Historia e vështirë e jetës së ish-aktores dhe modeles është ndjekur prej vitesh me shumë interes dhe kishte shpresa se dikush do ta ndihmonte për të rikthyer jetën e saj në rrugën e duhur, por fotot e fundit, fatkeqësisht dëshmojnë se situata e saj është e pandryshuar apo edhe më e keqe.

Në fotot e reja të shkrepura në Kaliforni, Loni Willison duket plotësisht e rraskapitur teksa kërkon ushqim në kosh të plehrave.

Historia e Loni Wililson është dëshmi se sa shumë dhe sa shpejtë mund të ndryshojë jeta. Ish-ylli i Hollyëoodit u përball me anën më të ashpër të realitetit.

Loni Willison konsiderohej mbretëresha e pasarelave dhe popullariteti i saj i solli miliona dollarë. Ish-modelja e rrobave të banjës dhe bashkëshortja e yllit të serialit “Baywatch”, Jeremy Jackson, konsiderohej gjithashtu një nga femrat më tërheqëse në botë.

Sigurisht që nuk është asgjë e tmerrshme që humbi “titujt” e bukurisë botërore dhe modeles së famshme, por është e tmerrshme që ra në grackën e vesit dhe mbeti pa çati mbi kokë.

Loni luftoi me varësinë nga droga dhe i dha fund martesës së saj dyvjeçare me Jeremyn në vitin 2014.

Image

Dy vjet më parë, më 2020, për herë të parë në sytë e publikut u shfaqën fotot e saj duke kërkuar ushqim në koshave e mbeturinave në Los Angeles, këmbëzbathur dhe e droguar.

“Unë nuk kam folur me Jeremyn. Nuk dua të flas me miqtë e mi. Po kaloj mirë. Nuk dua që dikush të më ndihmojë. Unë nuk kam celular. Unë kam ushqim dhe një vend për të fjetur. Marr ca para aty-këtu, dhe ka ushqim nëpër kosha dhe afër dyqaneve. Ka shumë”, tha ajo më parë për gazetën britanike “The Sun”.

Pasi humbi punën në klinikën e kirurgjisë plastike ku punonte si asistente, ajo u punësua për pak kohë si ndërmjetëse, por nuk mori rrogë. /Blic

Image