POLITIKE

Rrëfimi për burgun e Likocit: Kush po e përmend Gani Thaçin dhe traktorin e Berat Buzhalës?

Debati i zhvilluar me akuza të rënda dhe fyerje ndaj njëri tjetrit, nga Gani Koci dhe Berat Buzhala, po vazhdon edhe në rrjetet sociale nga protagonistë të tjerë.

Buzhala e Koci, ishin fyer mjaftë shumë, për burgun e Likocit.

Buzhala ka thënë se në burg, Gani Koci ishte rojtar aty, kurse Koci ishte kundërpërgjigjur se ka qenë ushtar i UÇK-së, përgjegjës për informim dhe komunikim me publikun, gazetarët dhe monitoruesit ndërkombëtar, si dhe zv. Komandant i Brigadës 114.

Në anën tjetër, Buzhala kishte thënë se nuk ia harron fytyrën e Kocit në burgun e Likocit, pasi qëndronte para derës e cila i ndante familjarët e pikëlluar me më të dashurit e tyre.

Madje Buzhala kishte treguar edhe disa detaje prej burgut. Ai thotë se ishte ndërtesë e kuqe me tulla të fasadës, kurse poshtë qeramika dhe dritaret me hekura e Gani Koci thotë se ishte roje e kampit.

Pas kësaj, familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, janë kyçur në mënyrë indirekte duke thënë se për këto dëshmi duhet që të merret Gjykata Speciale në Hagë.

Familja Imeri, mbrëmë kishte reaguar menjëherë duke kërkuar që të fillojnë hetimet për këto akuza. Por sot, ata përmendin edhe Gani Thaçin dhe traktorin e Berat Buzhalës.

Edhe pse nuk japin shumë detaje, familja Imeri kërkon që këto rrëfime të shpalosen sa më shumë për opinionin publik.

Lexojeni reagimin e tyre:

-Mbase kete teme me motiv lufte e hapen aktere te luftes dhe paqes tash duhet te shkohet deri ne fund me kete rrefim edhe interesant dhe rrenqethes .Eshte me interes per publikun nderkombetar dhe lokal te dihet se shpalosja e memoareve te luftes sic jane ditaret dhe shenimet asaj kohe kane vlere historike .

-Sigurisht nje rendesi te veqante ka pershkrimi i Gani Thaçi ne ate kohe dhe traktori i Berat Buzhales . Nuk duhet harruar se traktori i Beratit ka vlera kombetare heroike dhe historike.

-Ky rrefim lufte i dalur nga shenimet dhe ditaret e asaj kohe ka vlera tejet te çmuara sepse zberthen te panjohura vetem atehere kur shpalosen te vertetat rreth ngjarjeve sado te dhimbshme te jene ato historia do te jep vlersimin adekuat.

-Nese ne synojme qe ta ndertojme nje shtet te mirefillt te bazuar ne te drejten , barazine lirine mireqenien , sigurine e secilit, duhet ta shpalosim te verteten ashtu siç ishte. Perndryshe nese ne ecim ne te ardhmen me mite e kulte mashtrimi mund te pesojme si populli serb dhe serbia.

-E verteta dhe vetem e verteta sjell paqe pajtim dhe ardhmeri te sigurte per shtetin e Kosoves.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago