Një person i armatosur u përpoq të hynte në shtëpinë e Rexhep Tajip Erdogan në orët e para të së martës, sipas mediave turke, por siguria e presidentit turk e pengoi që ta bënte këtë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, me sigurimin e Erdoganit, jashtë shtëpisë së tij në Kisikli të Stambollit, duke parë personin që po afrohej.
Kur i është afruar hyrjes ka nisur të bërtasë se është “Mesia”, por policia e ka ndaluar duke e qëlluar në këmbë dhe duke e detyruar të hedhë armën që mbante në dorë. Më pas, “Mesia” është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.
Të njëjtat burime thanë se ai është ndaluar kur ka mbërritur në hyrje të shtëpisë së presidentit turk me synimin për të takuar atë. Policia ka tentuar ta kontrollojë dhe më pas ai ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar tre herë në mënyrë të pakontrolluar. Ata janë “përgjigjur” duke qëlluar fillimisht në ajër, por “Mesia” nuk e ka ulur armën dhe më pas është dashur ta qëllojnë në këmbën e djathtë për ta imobilizuar.
Ambulanca që ndodhej në vendngjarje, e ka marrë dhe e ka transportuar në spital, ku është ndaluar, ndërsa hetimet janë në vijim.
Personi i armatosur që tentoi të hynte në shtëpinë e presidentit turk u identifikua më vonë si Ibrahim Karakoyun, një i ri 33-vjeçar i cili në qershor 2018, ishte kandidat për parlament me partinë e Erdoganit (AKP) në rajonin e Kocaelit.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…