“Re të stuhishme mbi qiellinë e Serbisë” e një mori shprehjesh mesjetare e të zymta të frazuara me melodramatizëm u dëgjuan në fjalorin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një konference të përbashkët për media me kryepatriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
Me një gjuhë të tillë mistike , Vuçiç në praninë e Porfirije si mbështetje morale, argumentuan “pozitën e vështirë” të Serbisë, veçanërisht pas përdorimit të argumentit të Kosovës nga Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin.
“Që nga dita kur presidenti i Rusisë tha se inkurzionin [lexo: pushtimin] në Ukrainë në terme formale, legale e politike, të gjitha fuqitë perëndimore po punojnë që të zgjidhin çështjen e Kosovës në mënyrë të përshpejtuar, që t’ia heqin këtë argument nga duart. Sigurisht, rusët kanë gjetur gabimit e tyre nga e kaluara dhe e përdorin për nevoja të veta, sjellje e logjikshme, por për ne është barrë dhe vuajtje shtesë”, ka thënë Aleksandër Vuçiç.
Ai vazhdoi t’i jep kreshendo vajtimit të pozicionit të vështirë të Serbisë në raport me mosrreshtimin krah perëndimit për të sanksionuar Rusinë. Përsëri duke i quajtur sanksione si “histeri”.
“Kurrë s’e kam ëndërruar që do të përjetojë këtë në jetën time. Kurrë s’kam parë trysni të këtillë. Po përballemi me histeri ku askujt s’ia ndien e lëre më të dëgjojnl. Histeri e paparë ku diplomacia nuk ekziston më”, tha mes tjerash ai në konferencë për media.
Patriarku serb ia bëri aminin me mirëkuptimin kishtar “ditëve të vështira të serbëve”.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…