Një avion pasagjerësh i “Air India” u rrëzua në aeroportin e Ahmedabad, një qytet në Indinë perëndimore, raportuan kanalet televizive. Avioni po shkonte për në ‘Gatwick” në Londër, kurse në bord ishin 242 persona, 169 pasagjerë indianë, 53 britanikë, një kanadez dhe 7 portugezë. Rrëzimi ndodhi gjatë ngritjes, ndërsa Reuters shkruan se në bord ishin 217 të rritur dhe 11 fëmijë.
Shefi i policisë në Ahmedabad thotë se nuk ka gjasa të ketë të mbijetuar, ndërsa deri më tani janë gjetur 30 trupa.
Nga hetimet e deritanishme konfirmohet se piloti i avionit, me eksperiencë të gjatë në fluturime, ka dhënë sinjalin SOS pak sekonda para rënies mbi një konvikt studentësh të mjekësisë.
Mbetet mister shkaku i këtij aksidenti ajror. Pamjet tregonin rrënoja që digjeshin, me tym të zi të dendur që ngrihej në qiell mbi aeroport, informon ‘La Repubblica’.
Avioni “Boeing 787” mori një lartësi rreth 200 metra, por më pas humbi kontrollin e ngjitjes dhe forcën në rrethana ende të panjohura dhe nisi ulje deri në rënien mbi godinat e koviktit dhe shpërthimin gati bërthamor në tym dhe flakë. Në dukje mjeti fluturues nuk dha shenja të humbjes së ekuilibrit aerodinamik apo turbulencë në motorë dhe trup, teksa mbeten mister shkaqet e rrëzimit tragjik.
Avioni duket se ka humbur kontrollin dhe ra mbi zonën ku kishte shtëpi dhe pallate banimi, duke shpërthyer gjithçka në re të mëdhaja tymi dhe flakësh. Pamjet nga vendngjarja ishin tronditëse, teksa autoritetet nisën menjëherë grupet e emergjencave dhe të shpëtimit.
U shfaqën gjithashtu pamje të njerëzve që transportoheshin me barela në ambulanca. Por shifrat zyrtare të dëmeve dhe viktimave ende nuk janë zbuluar.
Nga të dhënat paraprake mësohet se piloti kishte mbi 8 mijë orë fluturime, me eksperiencë të gjatë, bashkëpiloti me mbi 1 mijë orë fluturime. Piloti dha sinjalin e alarmit SOS sapo është ngritur nga pista në orën 08:30 të mëngjesit nga aeroporti, por shkaku mbetet mister, teksa në pamje të jashtme nuk dallohet ndonjë turbulencë apo defekt në motor.
Avioni do mbërrinte në Londër orët e pasdites, teksa ishte një mjet fluturues me shumë orë udhëtimi të kryera.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…