Një helikopter i cili është pjesë e një flote që transporton zyrtarë të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, raportohet se është rrëzuar në tokë gjatë uljes në Moskë.
Helikopteri Mil Mi-8 goditi tokën gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar Vnukovo që ndodhet rreth 25 kilometra në jugperëndim të qendrës së kryeqytetit rus të premten, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Interfax.
Aerotime Hub raportoi se helikopteri i përkiste Detashmentit Special të Fluturimit “Rossiya”, i cili operon me fluturake për transportimin e zyrtarëve të qeverisë ruse.
Nuk dihet se kush ishte në bordin e helikopterit dhe nëse ka ndonjë të lënduar në incident.
Helikopterët shpesh transportojnë presidentin rus rreth Rusisë, duke plotësuar flotën e tij të aeroplanëve me rreze të gjatë dhe të tjerë.
Interfax tha se ulja e vështirë mund të ishte shkaktuar nga kushtet e këqija të motit ose dështimi i pajisjeve.
Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…
Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…
Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…
Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…
Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…