POLITIKE

Rritet tensioni Lindje-Perëndim, Rusia shpall “non grata” Joe Biden dhe gjithë pjesëtarët e familjes presidenciale

Anëtarët e familjes presidenciale të SHBA-së, tashmë janë shpallur non grata nga Kremlini, vendim ky i marrë për shkak se familja Biden, sipas tyre mbështet “një linjë rusofobike”.

Vendimi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme e cituar nga Tass, ku negociatat e paqes mes Lindjes dhe Perëndimit, tashmë duken shumë larg. Kësisoj lista e ndalimeve përfshin Jill, Noemi dhe Joe Biden, së bashku me 23 persona të tjerë.

Kjo mund të cilësohet si përgjigja e parë ruse ndaj samitit të G7 për Ukrainën, mbledhur në Elmau Gjermani. Shtatë liderët evropianë nënshkruajnë premtimin e tyre “për të mbështetur çdo përpjekje në ndihmë të ukrainasve, për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin, duke qëndruar këmbëngulës ndaj sanksioneve të koordinuara dhe të paprecedentë në përgjigje të agresionit rus. Ne jemi të përkushtuar të rrisim presionin mbi regjimin e Presidenti Putin dhe bashkëpunëtorët e tij në Bjellorusi”, thuhet në komunikatën përfundimtare.

Sot pasdite ata do të zhvendosen në Madrid të Spanjës, ku është planifikuar të fillojë samiti i NATO-s, në të cilin do të marrë pjesë edhe Biden, shkruan Rai News.

Sanksionet kundër familjes së presidentit amerikan, sigurisht nuk janë një shenjë e mirë dhe vërtet konfirmojnë se tensioni në frontin e dialogut diplomatik nuk tregon asnjë shenjë uljeje. Shqetësimi më i rëndësishëm mbetet çështja e furnizimit me lëndë të para si gazi rus. “Ne e dinim që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë se një ndërprerje shumë serioze e gazit rus është e mundur”, tha Komisioneri Evropian për Energjinë, Kadri Simson, në fund të seancës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago