BREAKING NEWS

“Rrjeti i Merimangës”, Ukraina godet bazat ajrore të Rusisë në një operacion të guximshëm ushtarak

Forcat ukrainase kanë shkatërruar dhjetëra avionë luftarakë rusë të vendosur në baza ajrore mijëra kilometra larg vijave të frontit. Kjo është bërë e ditur nga CNN, sipas një burimi në shërbimet e sigurisë së vendit, në një nga kundërsulmet më të guximshme dhe të sofistikuara të Kievit që nga fillimi i luftës.

Në operacionin e quajtur “Rrjeti i Merimangës”, dronët goditën objektiva në një pjesë të madhe të Rusisë, duke përfshirë Belaya, e cila është më afër Japonisë sesa Ukrainës dhe në bazën Olenya pranë Murmanskut në Rrethin Arktik, sipas burimit.

Më shumë se 40 avionë rusë po “digjeshin masivisht” në katër baza ajrore, tha burimi.

SBU, agjencia e inteligjencës së brendshme të Ukrainës, tha se sulmet shkaktuan dëme prej rreth 7 miliardë dollarësh dhe goditën 34% të transportuesve strategjikë të raketave kruiz të Rusisë në bazat e saj kryesore ajrore.

Sulmet me dronë ndodhën në prag të bisedimeve të paqes që pritej të zhvilloheshin në Stamboll midis Rusisë dhe Ukrainës, të cilat ishin tashmë të tensionuara nga pasiguria dhe presioni nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

8 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

11 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

13 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

13 orë ago