Me vendimi e ri të Qeverisë në detyrë, Mentor Hyseni dikur kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, është vendosur në pozitën e kryesuesit të kompanisë Rajonale Ujësjellësi në “Prishtinë”, ndërsa Artan Dermaku, anëtar i Vetëvendosjes është zgjedhur anëtar Bordit të ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës”
Në lidhje me këto emërime politike ka pasur reagime të shumta, meqë Vetëvendosje, si parti gjithmonë deklarohej se duhet të ketë ç’kapje të shtetit.
Edhe analisti Rron Gjinovci i cili shpeshherë del në përkrahje të Kurtit, ka kritikuar vendimet e fundit të kryeministrit. Ai ka thënë se kryeministri Kurti duhet të japë sqarime dhe madje edhe të kërkojë falje, duke i zëvendësuar të gjithë këta emra me ekspertë përkatës.
“Vendosja neper borde e njerëzve te VV eshte e papranushme. Kryeministri duhet me dhane shpjegim, me kerku falje dhe me i zavendesu krejt emnat partiak me emna ekspertash. Nderkohe, mediet me qene hala ma vigjilente mos Kryeministri dhe ministrat po bejne veprime te ngjashme. E nese keto veprime perseriten, atehere i bjen qe nuk jane gabime, por zevendesim i planifikum i kapjes se deritashme me kapjen e re”, ka shkruar ai.