Rruga e Arbrit, përfundon ura më e lartë në Ballkan

Rruga e Arbrit është një nga projektet më të rëndësishme publike që po realizohet aktualisht në Shqipëri. Projekti pritet të përfundohet vitin e ardhshëm, pavarësisht se nga 70 km gjatësi dhe 6 tunele për t’u ndërtuar, deri tani janë realizuar 54 km dhe 5 tunele.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2604029323199410/

Tunelet përbëjnë në total 10 km gjatësi të rrugës e cila kalon në një terren malor. Për përfundimin e projektit parashikohet të kryhen vitin e ardhshëm. Sot është inauguruar ura e Vashës, e cila është më e larta në Ballkan. Bëhet fjalë për 152 metra lartësi, e cila tashmë është thuajse e përfunduar.

“Kemi marrë premtimin se do të mbyllet para afatit. 152 metra lartësi, ura më e lartë në Ballkan, por pritet që të realizohet një tjetër urë me lartësi 157 m po pjesë e Rrugës së Arbrit”, shprehet ministrja e Transportit, Belinda Balluku.