KRYESORE

Rusia bombardon qendrën e qytetit, Zelensky: Putin po vret për kënaqësi dhe për Krishtlindje

Të paktën 5 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 20 të tjerë të plagosur pasi forcat ruse kanë bombarduar qendrën e qytetit të Kherson mëngjesin e së shtunës.

Për këto sulme ka reaguar edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai ka postuar një foto nga qendra e Kherson teksa duken makinat në flakë pas bombardimit, ndërsa shkruan se Putin është duke vrarë për “kënaqësi”. “Kherson, mëngjesi i së shtunës, në prag të Krishtlindjes, në qendër të qytetit. Kjo është jeta reale në Ukrainë. Bota duhet të shohë dhe të kuptojë se kundër çfarë të keqeje absolute po luftojmë”, shkruan Zelensky bashkëngjitur fotos.

Në ditën që shënon dhjetë muaj nga ofensiva e parë e Rusisë në Ukrainë, një seri bombash ranë pranë një tregu shumë të frekuentuar nga qytetarët në Kherson. Gazetarët e AFP raportuan se kishin parë njerëz të pajetë në rrugë, ndërsa një prej tyre ishte edhe shoferi i një makine.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

8 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

10 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago