Spanja është përfshirë ditët e fundit nga moti i keq, me reshje të mëdha shiu, të cilat ka sjellë përmbytje të mëdha, kryesisht në veri të vendit.
Pamje tronditëse janë publikuar nga qyteza Reinosa, ku rrugët janë kthyer në lumenj nga reshjet e mëdha të shiut. Katet e para të ndërtesave kanë përfunduar totalisht nën ujë, ndërsa makinat që kanë qenë të parkuara në rrugë janë marrë nga uji.
Banorët e përshkruajnë situatën si më të rëndën një historinë e vendit.