Rryma është shtrenjtuar për 16.1% krahasuar me vitin e kaluar, por jo edhe në veri, pjesën e vendit të populluar me shumicë serbe.
Vendimi i 16 prillit i Zyrës së Rregullatorit për Energji për ta miratuar shtrenjtimin e energjisë elektrike pavarësisht protestave të qytetarëve, nuk i prek serbët që jetojnë në veri të vendit.
ZRRE tha në një përgjigje për Gazetën Express se tarifat e reja do të zbatohen nga 1 qershori në të gjithë territorin, përveç pjesës veriore.
Atje kompania serbe Elektrosever e ka marrë përsipër furnizimin dhe faturimin e konsumatorëve, sipas një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në vitin 2022.
ZRRE-ja thotë se Elektroseveri ka licencë për këtë dhe se Rregullatori i Kosovës nuk përcakton tarifa për ta.
“Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji me datë 16.04.2025 ka aprovuar tarifat për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU), konform dispozitave ligjore të përcaktuara në Ligjin për Rregullaorin e Energjisë. ZRRE konform dispozitave ligjore të Ligjit për Rregullatorin e Energjise dhe Ligjit për Energjinë Elektrike obligimin e shërbimit universal ia ka dhënë Furnizuesit KESCO për tërë territorin e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, duhet theksuar se Furnizuesi i energjisë elekrike Elektrosever ka licencë nga ZRRE për katër komunat në veri të Kosovës. Kjo është e përcaktuar në pikën 5 të Marrëveshjes për Energjinë. Pra, ZRRE nuk përcakton tarifa me pakicë të energjisë elektrike për Furnizuesin Elektrosever”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.
Elektroseveri duhet të aplikojë tarifat e përcaktuara vetëm për rrjetin e transmetimit dhe të shpërndarjes.
“Vlen të potencohet se tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të transmetimit dhe rrjetit të shpërndarjes duhet të aplikohen nga të gjithë Furnizuesit e energjisë elektrike të regjistruar në Kosovë, përfshirë edhe Furnizuesin Elektrosever”, thotë ZRRE.
Tarifat e reja të energjisë elektrike, që siç është bërë zakon hyjnë në fuqi çdo 1 prill, këtë vit do të zbatohen me pak vonesë për shkak të ankesave dhe reagimeve të qytetarëve.
Mungesa e prodhimit të mjaftueshëm nga Korporata Energjetike e Kosovës dhe nevoja për import të rrymës me çmime më të shtrenjta në bursat ndërkombëtare, janë dy arsyetimet kryesore që janë përmendur nga ZRRE-ja për shtrenjtimin e rrymës.
Përfaqësues të bizneseve kanë paralajmëruar se do të detyrohen t’i shtrenjtojnë produktet dhe shërbimet, përfshirë ato baziket si mielli, buka, qumështi e vaji, për shkak të këtij vendimi.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…