Rubla e Rusisë bie në një nivel të ri rekord kundrejt dollarit amerikan

Rubla ruse ka rënë edhe më tej kundrejt dollarit amerikan, duke arritur nivele të ulëta rekord, teksa bisedimet po shtohen për sanksione të mundshme kundër energjisë ruse.

Dollari amerikan/rubla ruse aktualisht është 155, që do të thotë se 1 dollarë vlen 155 rubla, shkruan CNN, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.

Përpara se të fillonte konflikti me Ukrainën, ajo ishte midis 70 dhe 80 rubla për dollar. Rubla ruse ka humbur 90% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i vitit.

Rubla ka rënë pasi Perëndimi vendosi sanksione të ashpra ekonomike dhe qeveria ruse vendosi kontrolle të kapitalit në përpjekje për të ndaluar rrjedhën e parave nga Rusia.