Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nuk e kanë pranuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kur deshi të kyqej sepse ishte në LDK.
“Mua nuk më pranuan në UÇK sepse isha në LDK”, është shprehur Rudi.
Për t’u futur në LDK, sipas Ridit, duhej që të largohej nga LDK’ja.
“Në Malishevë më kanë thanë largohu nga LDK’ja nëse do që të futesh në LDK”, ka thënë Rudi.
Madje ai tha se nga viti 1998 kishte presion që të largohej nga LDK’ja.
“Nga fillet e para të 98’tës, ne kemi pasur presione të tërhiqemi nga LDK’ja, kam pasur kërcënime vazhdimisht”, shtoi Rudi.