POLITIKE

Takimi që mund të shmangë konfliktin, Biden dhe Putin do të bisedojnë për Ukrainën më 7 dhjetor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin më 7 dhjetor do të zhvillojnë një bisedë përmes video-lidhjes, për të diskutuar për Ukrainën dhe tema të tjera, konfirmuan nga Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini.

Ky takim virtual vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me synimet e Moskës teksa NATO-ja dhe ushtritë perëndimore, si dhe zyrtarët e inteligjencës, thonë se ka një grumbullim të madh të ushtrisë ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Uashingtoni dhe Kievi thonë se Moska ka grumbulluar dhjetëra-mijëra trupa, së bashku me tanke dhe artileri në perëndim të Rusisë dhe mund të planifikojë një ofensivë në fillim të janarit.

Agjencia Reuters ka cituar zyrtarë të administratës amerikane të cilët kanë thënë se presidenti Biden planifikon që të shprehë shqetësimet e SHBA-së lidhur me aktivitetin ushtarak të Rusisë dhe do të theksojë mbështetjen e Uashingtonit për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Më 2 dhjetor, Bideni tha se po punon në një sërë iniciativash që ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Putinin që të përshkallëzojë ushtarakisht kundër Ukrainës.

Prej shtatë vitesh, Ukraina po zhvillon një luftë në lindje të vendit kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, që prej se Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Një zyrtar i paidentifikuar i Shtëpisë së Bardhë tha se Bideni dhe Putini po ashtu do të diskutojnë për një sërë temash të tjera.

Rusia i ofron mbështetje ushtarake dhe diplomatike edhe ish-republikës sovjetike, Bjellorusisë. Regjimi në këtë shtet për 16 muaj ka shtypur protestat që pasuan zgjedhjet e kontestueshme presidenciale të gushtit të kaluar, të cilat, Alyaksandr Lukashenka pretendon se i ka fituar.

Një krizë në kufirin mes Bjellorusisë dhe anëtarëve të Bashkimit Evropian, Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë ka nisur, që prej se Minsku rriti fluturimet direkte nga Lindja e Mesme. BE-ja thotë se Bjellorusia po përdorë si “armë” migrantët nga shtetet e treta.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago