Ushtria ruse po bombardon qytetin e Kharkiv dhe zona të tjera të rajonit në Ukrainën lindore këtë mëngjes, ndërsa luftimet e ashpra po zhvillohen në Bakhmut, Donetsk, Avdiïvka, Lyman dhe Novopavliv.
Një raketë S-300 goditi qendrën e qytetit të Kharkivit, ende nuk ka informacione mbi viktimat dhe shkatërrimet e mundshme.
Ndërkohë Federata Ruse po përqendron përpjekjet e saj në kryerjen e veprimeve sulmuese në drejtimet Kupyan, Lyman, Bakhmut, Avdiivka dhe Novopavliv”, tha Shtabi i Përgjithshëm.
Inteligjenca e Ministrisë Britanike të Mbrojtjes shkroi në Twitter se qyteti i Bakhmut është gjithnjë e më i izoluar”
“Ndërsa rrugët e shumta alternative të furnizimit në të gjithë vendin mbeten të disponueshme për forcat ukrainase, qyteti i Bakhmut është gjithnjë e më i izoluar. Dy rrugët kryesore të qytetit për mbrojtësit ukrainas – M03 dhe H32 – tani janë të kërcënuar të dyja nga zjarri i drejtpërdrejtë, pas avancimit rus”.
Në fjalimin e tij të përnayshëm presidenti ukrainas deklaroi se situata në front po bëhet gjithnjë e më e ashpër në Bakhmut, Vugledar dhe Lyman
Ndërkohë Kanadaja ka dërguar drejt Ukrainës tankun e parë Leopard 2.
Vendi i Amerikës së Veriut “është në anën e popullit ukrainas dhe ne do të vazhdojmë t’i furnizojmë forcat e armatosura ukrainase me pajisjet që u nevojiten për të fituar”, tha ministrja kanadeze e Mbrojtjes Anita Anand, duke shpërndarë foto dhe një video të dërgesës së tankut.