BOTA

Rusët kanë filluar ta pranojnë, ja si po trajtohet në mediat ruse kundër-ofensiva e Ukrainës

Përballë kundërofensives në rritje të Ukrainës, fushata propagandistike e Rusisë filloi të shembet.

Propagandistët kryesorë të Kremlinit papritmas ndryshuan retorikën e tyre dhe në vend që të tallnin ushtarët ukrainas si një “grumbull frikacakësh të paaftë”, ata tani i përshkruajnë ata si një “turmë të madhe”, e armatosur me armët dhe ekspertët më të mirë perëndimorë.

Në televizionin shtetëror rus ka trishtim dhe shqetësim dhe duket se ekspertët rusë po e përgatisin audiencën për humbjet e ardhshme të ushtrisë ruse.

Gjatë emisionit të tij në radio të mërkurën – Full Contact, kryepropagandisti i Kremlinit, Vladimir Solovyov u shfaq me mavijosje të dukshme në fytyrë.

“Jam i shqetësuar. Sigurisht, ne duam që djemtë tanë të thyejnë (anën tjetër) dhe të përparojnë, por jeta nuk funksionon kështu,” tha Solovyov.

Në fillim të emisionit të mbrëmjes – “Një mbrëmje me Vladimir Solovyov”, gërvishtjet në fytyrën e prezantuesit ishin të mbuluara me grim.

Duke folur me nënkryetarin e Dumës Shtetërore të Federatës Ruse, Andrei Gurulyov, Solovyov u përpoq të minimizonte reagimin e tij fillestar ndaj humbjeve të fundit të Rusisë.

“Shoku gjenerallejtënant, ju gjithmonë flisni kaq bukur dhe bindshëm. Qetësohuni njerëz, sepse ka lloj-lloj thashetheme. Unë mund ta imagjinoj se çfarë do të kishte ndodhur nëse Telegrami do të kishte ekzistuar në vitet 1942-1943”, tha ai.

Gurulyov u përgjigj: “Sot besoj se ka një situatë të vështirë në një nga frontet tona. Po, ukrainasit kanë përqendruar trupat e tyre sulmuese atje dhe kanë filluar të përparojnë.”

Blogerët rusë të ekstremit të djathtë në Telegram besojnë se Putini nuk po bën një luftë mjaft të ashpër dhe brutale kundër Ukrainës dhe Perëndimit, dhe komentet kanë filluar të shfaqen se Putini duhet të zëvendësohet nga një linjë e ashpër.

Si i ftuar në emisionin e Solovyov, eksperti ushtarak Mikhail Onufrienko hodhi poshtë termin “operacion special ushtarak” dhe u ankua:

“Kjo është një luftë e vështirë, është një luftë e madhe, bota nuk ka parë luftëra të kësaj shkalle që nga Lufta e Dytë Botërore… Paniku nuk ushqehet nga pala ukrainase, jo nga regjimi i Kievit apo burimet perëndimore, por nga kanalet tona patriotike”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

4 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

5 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago