Ushtria ruse nuk ka numrat e nevojshëm për të arritur një përparim strategjik në rajonin rreth Kharkiv në Ukrainën lindore.
Kështu është shprehur Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s për Evropën, Christopher Cavoli. Duke folur pas një takimi të NATO-s në Bruksel, Cavoli tha se kishte besim se forcat ukrainase do të mbanin linjat e tyre në rajon.
“Jo, rusët nuk kanë numrat e nevojshëm për të bërë një përparim strategjik. Ne nuk besojmë, për më tepër, ata nuk kanë aftësinë për ta bërë këtë. Ata kanë aftësinë për të bërë përparime lokale, dhe kanë bërë disa prej tyre, por gjithashtu kanë pasur disa humbje lokale. Unë jam në kontakte shumë të ngushta me kolegët tanë ukrainas dhe kam besim se ata do të ruajnë linjën”.
Rusia ka hapur një front të ri në luftën në Ukrainë, ku grupe të vogla të njësive shumë të lëvizshme shtynë me shpejtësi kufirin në rajonin e Kharkiv, duke e detyruar Ukrainën të largohej me trupa në disa zona të tjera. Por për gjeneralin e lartë të NATO-s këto janë të pamjaftueshme për të fituar luftën.
Ai tha se aleatët po dërgojnë në Ukrainë “sasi të mëdha municionesh, sasi të konsiderueshme automjetesh të blinduara”.
“Çfarë pajisje u duhen ukrainasve? Çfarë mund ti ndihmojë ata? Pikërisht ajo që po marrin tani – po dërgohen sasi të mëdha municionesh, sasi të mëdha sistemesh të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër dhe sasi të konsiderueshme automjetesh të blinduara”.
Rusia sipas analistëve ushtarak po përparon më shpejt kur bëhet fjalë për rritjen e kapaciteteve të saj industriale në sektorin e mbrojtjes. Madje më shpejt sesa Evropa dhe Amerika e Veriut.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…