Rritja ushtarake e Rusisë pranë Ukrainës është zgjeruar me furnizime me gjak së bashku me materiale të tjera mjekësore që do ta lejonin atë të trajtonte të plagosurit, në një tjetër tregues kyç të gatishmërisë ushtarake të Moskës, thanë tre zyrtarë amerikanë për Reuters.
Zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarët amerikanë thonë se treguesit konkretë – si furnizimet me gjak – janë kritikë në përcaktimin nëse Moska do të ishte e përgatitur të kryente një pushtim, nëse presidenti rus Vladimir Putin vendos ta bënte këtë.
Zbulimi i furnizimeve me gjak nga zyrtarët amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, i shton një tjetër kontekst paralajmërimeve në rritje të SHBA-së se Rusia mund të përgatitet për një pushtim të ri të Ukrainës, pasi ajo ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufijve të saj.
Këto paralajmërime kanë përfshirë parashikimin e presidentit Joe Biden se një sulm rus ishte i mundshëm dhe vërejtjet e sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, se Rusia mund të nisë një sulm të ri ndaj Ukrainës në “njoftim shumë të shkurtër”.
Pentagoni e ka pranuar më parë vendosjen e “mbështetjes mjekësore” si pjesë e ngritjes së Rusisë. Por zbulimi i furnizimeve me gjak shton një nivel detajesh që ekspertët thonë se është kritik për përcaktimin e gatishmërisë ushtarake ruse. Megjithatë, kjo nuk është përcaktues vendimtar nëse Rusia do të nisë pushtimin.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese me shkrim për koment.
Pentagoni refuzoi të diskutonte vlerësimet e inteligjencës.
Zyrtarët rusë kanë mohuar vazhdimisht planifikimin për të pushtuar. Por Moska thotë se ndihet e kërcënuar nga lidhjet në rritje të Kievit me Perëndimin.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…