Rusia ka zhvendosur trupa në kufi me Ukrainë në “mënyrë të konsiderueshme dhe të pazakontë” sipas NATO-s.
Në fillim të këtij muaji, autoritet në Kiev pretenduan se rreth 90 mijë trupa rusë dhe mjete të renda përfshirë tanke janë pozicionuar afër Ukrainës duke shtuar frikën për një pushtim të mundshëm.
Gjatë një konference për media bashkë me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksi se aleanca mbete vigjilente për veprimet e fundit të Rusisë.
Ai shtoi se “çdo provokim i mëtejshëm apo agresion nga Rusia do të përbente një shqetësim serioz” dhe kërkoi që Kremlini të jetë “transparent për veprimet ushtarake”.
Një zhvillim i tillë vjen në një kohë kur Moska po akuzohet si e përfshirë dhe në krizën e emigrantëve mes kufirit të Bjellorusisë dhe Polonisë.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes tha se divizioni i 41 i ushtrisë ruse është stacionuar rreth 260 km në veri të kufirit.
Lufta në lindje të Ukrainës që nisi në 2014 është një konflikt që vazhdon ende mes ushtrisë së Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.
Në 7 vite ka pasur më shumë se 100 mijë viktima ndërsa 2.5 milionë ukrainas janë zhvendosur në pjesë të tjera të vendit apo kanë emigruar në shtete të tjera.
NATO është aleati i fundit i Ukrainës që shpreh shqetësim për lëvizjet e trupave ruse duke rikthyer edhe një herë një situatë të ngjashme si një vit më parë.
Edhe pse Rusia tërhoqi një pjesë të trupave, aktualisht gjendet një numër më i lartë ushtarësh që prej aneksimit të Krimesë në 2014 që i ka dhënë Rusisë akses të pakushtëzuar në Detin e Zi.
Stoltenberg përsëriti se NATO nuk e pranon aneksimin ilegal të Krimesë nga Rusia dhe u kërkoi autoriteteve të Moskës t’i japin fund mbështetjes ushtarake në Donbas.