Rusisë i është ndaluar për katër vjet pjesëmarrja në ngjarje të mëdha sportive nga Agjencia Botërore Anti-Doping (Wada).
Kjo do të thotë se flamuri dhe himni rus nuk do të lejohen në ngjarje si Olimpiada e Tokios 2020 dhe Botërori i futbollit në Katar 2022, raporton BBC.
Por atletët që mund të dëshmojnë se nuk janë të prekur nga skandali i dopingut do të jenë në gjendje të garojnë nën një flamur neutral, transmeton Koha.net.
Komiteti ekzekutiv i Wada-s mori këtë vendim unanim në një takim në Lozanë të Zvicrës.
Kjo vjen pasi Agjencia Ruse Anti-Doping (Rusada) u shpall e papërshtatshme për manipulim të të dhënave laboratorike që u janë dhënë hetuesve janarin e vitit 2019.