Drejtori i Shërbime Publike, në Prizren Levend Kasëmi duket ta ketë marrë me shumë sportivitet aktakuzën e ngritur ndaj tij, për keqpërdorim detyre.
Ai së bashku me kolegun e tij, drejtorin e Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu, duken në disponim të mire e duke e shijuar në maksimum një ndejë me meze, raki e muzikë. Kasëmi madje, duke kënduar madje hipë sipër një karrige, ndërkohë që është i shoqëruar edhe më një grup të madh njerëzish tjerë.
Video është shpërndarë nga një faqe nga Prizreni, ndërkohë që qytetarët kanë komentuar të irrituar me veprimin e drejtorëve të tyre.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër Kasemit dhe katër zyrtarëve tjerë që ishin anëtarë të Komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës së Prizrenit.
Sipas aktakuzës, të pandehurit, po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njofton Zyra për informim e kësaj Prokurorie.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…