Bashkimi Europian do të ndjejë me fuqi të plotë hakmarrjen ruse lidhur me planet për të përdorur të ardhurat e siguruara nga ngrirja e aseteve të Moskës për të ndihmuar Ukrainën.
Paralajmërimi erdhi nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, teksa BE aprovoi zyrtarisht planin për të përdorur rreth 300 miliardë dollarë asete të ngrira të Bankës Qendrore të Moskës, për mbrojtjen ukrainase. Kremlini e cilësoi këtë si një veprim të paligjshëm që minon bazat e sistemit financiar global.
“Siç e dini, ne kemi një arsenal masash hakmarrëse politike dhe ekonomike. Pala ruse e kundërshton me forcë një vendim të tillë dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e saj kombëtare, duke përfshirë edhe veprime ligjore. Askush nuk duhet të dyshojë se Bashkimi Evropian do të ndiejë me fuqi të plotë, hakmarrjen tonë”.
Zakharova pati nje mesazh edhe për Britaninë e Madhe, duke përsëritur qëndrimin e shprehur edhe më herët, se Moska do të godasë objektivë britanikë nëse armët e këtij vendi përdoren nga Ukraina për të sulmuar territorin rus.
“Në përgjigje të përdorimit të armëve ruse kundër territorit tonë ne mund të godasim çdo objektiv ushtarak britanik në Ukrainë dhe përtej”.
Duke ju referuar dekretit për ndryshim të kufijve në detin Baltik, që ka nxitur shqetësim në shtete si Lituania e Finlanda, Zakharova pohoi se kufijtë detar të Rusisë duhet të jenë në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ajo tha se bëhej fjalë për një çështje të natyre teknike dhe jo politike.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…