KRYESORE

Për herë të parë, Rusia thotë se është “në luftë” me Ukrainën

“Ne jemi në luftë. Në të vërtetë, nisi si një operacion i posaçëm ushtarak, por sapo u krijua një klikë dhe Perëndimi kolektiv u bashkua në krahun e Ukrainës, kjo për ne u shndërrua në luftë. Jam i bindur për këtë. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë në mënyrë që të mbledhin forcat”, citohet të ketë thënë Peskov.

Që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Kremlini ka shmangur që ta quajë konfliktin luftë dhe i është referuar si “operacion i posaçëm ushtarak”.

Kremlini po ashtu ka shtyrë përpara ligje të reja përmes Dumës Shtetërore, sipas të cilave, cilësimi i konfliktit si “luftë” është ilegal dhe shumë njerëz janë gjobitur e burgosur për “diskreditimin” e forcave ruse dhe përhapjen “e informacioneve të rreme” për shkak të përdorimit të kësaj fjale.

Gjatë këtij deklarimi, Peskov shtoi se Rusia duhet të “çlirojë” krejtësisht “rajonet e saj të reja” – katër rajonet në Ukrainë që Moska ka aneksuar paligjshëm gjatë luftës – për “të mbrojtur popullin në këto rajone dhe për të çliruar territorin e këtyre rajoneve”.

Moska ka aneksuar ilegalisht rajonet pas nisjes së pushtimit, megjithëse mbetet e paqartë se sa territor ka nën kontroll.

Deklaratat e Peskovit u bën pasi presidenti rus, Vladimir Putin, fitoi me lehtësi zgjedhjet presidenciale të fundjavës së kaluar, votime, që sipas vëzhguesve të pavarur nuk ishin as të lira, e as fer.

Këto ishin zgjedhjet e para të mëdha në Rusi që kur Putini nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj.

Sipas rezultateve zyrtare, Putin siguroi një mandat të ri gjashtëvjeçar presidencial, pasi fitoi 87.3 për qind të votave. /REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

28 minuta ago
  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

13 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

16 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

16 orë ago