BOTA

Sa e fortë është ushtria e Koresë së Veriut? “Ata nuk kanë as mjete”

Lajmi se ushtarët e Koresë së Veriut kanë zbarkuar në Rusi, ka shtuar shqetësimet për perëndimin. Por ekspertët dhe mediat ndërkombëtare besojnë se ushtria e Phenianit nuk është aq e fuqishme sa duket dhe nuk mund ti hyjë në punë Rusisë.

Ushtria Popullore Koreane ka mungesë të karburantit për automjetet e saj, mungesa në pjesë këmbimi për makineritë e saj dhe mungesë në furnizime për trupat e saj.

Revista britanike “The Times”, thekson se, ushtarët e saj janë të shkurtër – kequshqyerja i ka lënë ata mesatarisht disa centimetra më të vegjël se homologët e tyre koreano-jugor. Kur njëri prej tyre dezertoi në vitin 2017, zorrët e tij ishin plot me krimba parazitarë, thekson media e njohur britanike.

Por Koreja e Veriut e ka bërë veten mjeshtër të asaj që njihet si “luftë asimetrike” – një strategji që nuk investon në konfrontim kokë më kokë, por në sulme të zgjedhura me kujdes, të specializuara mbi pikat e dobëta të armikut duke përdorur njësi të vogla, shumë të trajnuara dhe të fshehta.

Ushtria e Koresë së Veriut është ushtria e katërt më e madhe në botë me 1.3 milionë ushtarë dhe 7.6 milionë rezervistë.

Të gjithë burrat duhet të bëjnë deri në dhjetë vjet shërbim kombëtar, pesë vjet për gratë. Koreja e Veriut ka një flotë luftanijesh dhe nëndetësesh, skuadrilje avionësh luftarakë rusë të vjetër dhe një tank relativisht të ri beteje, Pokpung-ho ose “Storm Tiger”, i cili është i ngjashëm me T-72 rus.

Pjesa më e madhe e pajisjeve të saj konvencionale është stoku i vjetër i Luftës së Ftohtë nga Bashkimi Sovjetik – i vjetëruar dhe i mungojnë pjesët e këmbimit. Asnjëra prej tyre nuk është shumë e dobishme për Presidentin Putin në luftën e tij në Ukrainë , të cilës dyshohet se trupat koreano-veriore po përgatiten t’i bashkohen dhe KPA nuk është një ushtri ekspedite.

Më shumë përdorim për Rusinë mund të jenë komandot e Koresë së Veriut, të cilët janë trajnuar të zbarkojnë pas linjave të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, me parashutë dhe nëndetëse, për të sulmuar portet, aeroportet, stacionet e energjisë bërthamore dhe për të përhapur terror në popullatën civile.

Koreja e Jugut vlerëson se Veriu ka 200,000 trupa në forcat e saj speciale. Agjentët e gjumit në Jug, Japoni dhe ndoshta më gjerë mund të aktivizohen për të kryer sabotim dhe sulme të mundshme vetëvrasëse.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago