Eksperti virolog Diovax në SHBA Dr. Arban Domi deklaroi se zbulimi i vaksinës kundër Covid-19 është ende shumë i largët.
Edhe pse janë me mijëra laboratorë që i janë futur punës për zbulimin e vaksinës përsëri do të duhet kohë që kjo të realizohet.
Virologu Domi tha se do të duhet të paktën 1 vit deri sa të kemi një vaksinë dhe një rezultat konkret për të luftuar Covid-19.
Juli Xhokaxhi: Dimë që po punohet për vaksinën e Covid-19, si është situata ku jemi me zbulimin e saj?
Arban Domi: Numri i laboratorëve që po merren me kërkimin dhe gjetjen e vaksinës është me mijëra në gjithë botën. Aktualisht që flasim nuk është gjetur asnjë vaksinë. Kanë filluar testimet e disa vaksinave tek kafshët dhe disa kanë filluar këtë javë tek njerëzit por jemi shumë larg rezultatit final. Do të duhet të paktën 1 vit. Ka një procedurë dhe kërkon një periudhë të gjatë testimi.
Juli Xhokaxhi: Vaksina vlen për të ardhmen, si po punohet për momentin aktual për gjetjen e një medikamenti që të ndihmojë për Covid-19?
Arban Domi: Po kërkohet për medikamente por shpëtuesi më i madh është njeriu. Duhet të bëjmë kujdes, të ndjekim të gjithë udhëzimet e mjekëve dhe t institucionet e shëndetësisë. Pa ndihmën e gjithsecilit nga ne ky virus nuk mundet për momentin.
Juli Xhokaxhi: Si po veprohet në SHBA?
Arban Domi: Po merren masa ekstreme, sidomos 3-4 ditët e fundit. Po pezullohen aktivitetet sportive, koncertet etj.