Gjatë takimeve të niveleve të larta mes liderëve, natyrisht se vëmendja kryesore është te temat që diskutohen dhe te deklaratat e tyre pas bisedimeve. Megjithatë, disa njerëve u interesojnë edhe disa hollësi, që janë më pak të rëndësishme.
Të mërkurën, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, u takuan në një vilë luksoze në Gjenevë të Zvicrës. Para se të hynin në ndërtesën e shekullit XVIII, dy ndër liderët shtrënguan duart para gazetarëve.
Për shkak të pozicionit para fotografëve dhe për shkak se Putini e kishte vendosur orën në dorën e djathtë, në fotografi shihet vetëm ora e presidentit rus, por jo edhe ajo e shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Meraklinjve të orëve të dorës mund t’u interesojë se çfarë ore kishte në dorë presidenti rus, cilat janë veçoritë e saj dhe, mbi të gjitha, sa kushton ajo, shkruan Gazeta Express.
Ora në dorën e Putinit është e firmës zvicerane, “Blancpain”, e themeluar në vitin e largët, 1735. Kjo kompani njihet për orët luksoze dhe të shtrenjta, si shumica e kompanive zvicerane.
Modeli në dorën e Putinit quhet “Blancpain Aqua Lung” dhe modeli bazë kushton rreth 10.000 euro, por çmim i saj mund të jetë shumë më i lartë, nëse zgjidhet modeli nga ari.
Rezistencën ndaj ujit e ka 10 ATM ose deri në 100 metra thellësi. Xhamin e ka nga safiri, ndërsa rripat nga lëkura e zezë.
Duket se edhe homologu i tij amerikan, Joe Biden, është merakli i orëve luksoze. Ai në disa raste është parë me “Rolex” dhe “Omega”.
Ora “Omega Seamaster” kushton mbi 4.000 dollarë
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…