Profesori Sadri Ramabaja ka thënë se nuk beson në drejtësinë e Gjykatës Speciale, por gjithsesi ajo duhet të verifikojë përfundimisht pretendimet për vrasjet e pasluftës.
Ai thotë po ashtu se për kohën sa ishte i burgosur për rastin “Syri i Popullit”, duhet të marrë përgjegjësi ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai po ashtu shton se mbi 90% e aktakuzës do të bie, për shkak se nuk ka bazë. Por, Ramabaja cek vrasjen e Behadin Hallaçit, si njërën prej akuzave që duhet të qartësohen.
“Ideja është e qartë. 90% e aktakuzës jam i bindur se bjen se nuk ka bazë. Probemi është tek pjesa e njerëzve të likuiduar. Sepse Behadin Hallacin nuk e kam likuiduar unë nga Bazeli. Bashkëluftëtarët e tij kanë dëshmuar atje. Nuk mund të jemi demagogë ekstremë. UÇK nuk po gjykohet. Është rast i mirë që të verifikohet dhe të mbyllet kjo histori. Me thënë të drejtën nuk është që besoj nga drejtësia e Speciales”, tha ai në Pressing.
“Dua të them se për vete kam qenë tre vjet peng i tij dhe po të kishte drejtësi ai do duhej të dënohej. Nuk ka fakte kundër UÇK-së. Atë duhet ta mbrojmë pa emocione por me fakte”, përfundon Ramabaja.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…