I buzëqeshur dhe i pashqetësuar për prangat, Safet Bajri mbërriti në Drejtorinë e Policisë së Tiranës të premten pasdreke pasi u arrestua në Shkodër me urdhër të SPAK, raporton A2 CNN.
Bajri dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me akuzat ndaj tij.
Pak ditë më parë, me urdhër të SPAK, RENEA kreu kontrolle në disa vende në Shkodër, mes të cilave edhe në banesën e Bajrit. Kontrollet u kryen për llogari të hetimeve për masakrën e Dobraçit, ku në një atentat humbën jetën Hamza Lici e Arlind Bushati, si dhe çifti i i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha.
Çështja fillimisht u hetua nga Prokuroria e Shkodrës, e cila pas disa javësh shpalli moskomeptencë me dyshimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal dhe dosjen ia transferoi Prokurorisë së Posaçme.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…