Sami Lushtaku do jetë zyrtarisht kandidat për kryetar të Komunës së Skenderajt, nga radhët e PDK-së.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur dega e Skenderajt e Partisë Demokratike të Kosovës, nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’.
Në të thuhet se paraprakisht është mbajtur një takim mes Lushtakut dhe kryetarit të partisë, Enver Hoxhaj.
“Kryesia e degës dhe z.Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti”, shkruhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Konfirmohet kandidatura e Sami Lushtakut për kryetar të Komunës së Skenderajt
Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takim në të cilin ishte i pranishëm edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së z.Enver Hoxhaj.
Kryesia e degës dhe z.Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti.
Kryesia e degës ka konfirmuar se kandidaturën e z.Lushtaku e mbështesin të gjitha strukturat e partisë dhe qytetarët e Skenderajt.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…