Plenary session week 23 2016 in Strasbourg - Reform of Trade Defence Instruments (TDIs)
Deputeti i Parlamentit Europian, Reinhard Bütikofer e ka quajtur çmenduri politike mundësinë që komuniteti euroatlantik t’i vendosë sanksione Kosovës për shkak të qëndrimit në lidhje me situatën e tensionuar në veri.
Bütikofer shkroi në “Twitter” se kjo do të ishte kundër vullnetit të Parlamentit Europian.
“Kjo është një çmenduri e plotë politike! Dhe sigurisht që do të shkonte kundër vullnetit të Parlamentit Europian, i cili demonstroi vendosmërinë e tij për të vazhduar punën me Kosovën duke pritur sot në Strasburg Presidentin Osmani”, shkroi ai.
“Shtetet anëtare duhet ta ndalojnë këtë!”, shtoi Bütikofer, duke shpërndarë një artikull të “Euractiv”, platformës mediatike të specializuar në publikimin “online” të artikujve të fokusuar te politikbërja në Europë me titullin “Kosova mund të përballet me sanksione të afërta perëndimore”, ka shkruar ai.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…