LAJME

Saranda, një ndër 15 Tregjet më të mirë të Krishtlindjeve në Europë

Saranda është zgjedhur dhe renditur si një ndër 15 Tregjet më të mira të Krishtlindjeve “Best Christmas Market” në Europë për periudhen 2023-2024* nga prestigjiozja Forbes, Conde Nast Traveller dhe European Best Destinations. Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Oltion Çaçi. 

Ndërsa ka publikuar artikullin e Forbes, Çaçi shkruan se ”me 20,059 vota, ne kemi arritur të zëme vendin e 15-te nga 142 destinacione, dhe kjo është nje arritje e jashtezakonshme për qytetin tonë.

Deshiroj tëv falënderoj veçanërisht të gjithë qytetarët dhe vizitorët që votuan për ne, si dhe mediat e njohura Conde Nast dhe Forbes për shpalljen e këtij lajmi te mrekullueshem”.

Pjesë nga artikulli i Forbes:

Kjo është hera e parë që Tregu i Krishtlindjeve i Sarandës në Shqipëri shfaqet në renditjen më të mirë të tregjeve të Krishtlindjeve në Evropë.

Saranda është një qytet modern, i ri, dinamik dhe një destinacion perfekt gjatë gjithë vitit për pushime me diell apo me borë.

Tregu i Krishtlindjeve i Sarandës e shndërron shëtitoren e qytetit në një vend të çudirave dimërore nga data 6 dhjetor deri më 2 janar. Me dekorime vezulluese, një pemë të bukur Krishtlindjesh, shesh patinazhi, karusel, kasolle druri dhe skena për muzikë dhe evente, ofron një atmosferë festive dhe të veçantë.

Vizitorët mund të shijojnë kuzhinën lokale, zanatet lokale dhe produktet rajonale së bashku me një program të pasur koncertesh, shfaqjesh dhe një paradë të Santa-dhe-Elves, duke e bërë atë një destinacion magjepsës pushimi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

SHBA-ja bombardon ishullin Kharg të Iranit

Menjëherë pasi hipi në bordin e Air Force One për në Florida të premten, presidenti…

10 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

15 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

18 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

19 orë ago