Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, ka deklaruar se vetëm dhjetë për qind të institucioneve arsimore në Kosovë nuk e kanë përkrahur grevën e sindikatës të premten.
Madje, Jashari ka paralajmëruar publikimin e emrave të të gjitha institucioneve arsimore që nuk e kanë respektuar grevën.
“Ato shkolla ne do t’i emërojmë me emra ngase pjesa tjetër prej 90 për qind do të ndihen keq, sepse ne po luftojmë për të gjithë Unë po them, kur në një grevë përgjigjet numri prej mbi 90 për qind, atëherë greva është unike”, ka deklaruar Jashari për Insajderin.
Ai ka insistuar se greva është unike.
Jashari ka paralajmëruar mbledhjen e Këshillit Drejtues të SBAShK gjatë ditëve të ardhshme dhe vendime të tjera lidhur me veprimet e sindikatës.
Ato shkolla ne do t’i emërojmë me emra ngase pjesa tjetër prej 90 për qind do të ndihen keq, sepse ne po luftojmë për të gjithë Unë po them, kur në një grevë përgjigjet numri prej mbi 90 për qind, atëherë greva është unike.