POLITIKE

SBASHK-u paralajmëron grevë në arsim nëse vazhdon pezullimi nga Kushtetuesja

Nëse Ministria e Financave nuk i përfshin në Ligjin për buxhetin e këtij viti mjetet financiare për zbatimin e Ligjit të pagave dhe në rast se Gjykata Kushtetuese e vazhdon masën e pezullimit për këtë ligj, arsimi në Kosovë rrezikon të futet në grevë të përgjithshme. Këtë paralajmërim e ka bërë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai i ka dërguar një letër Qeverisë Kurti, ku ka kërkuar takim sa më të shpejtë me kryeministrin për të t’ia shfaqur shqetësimet e punëtorëve të arsimit rreth Ligjit të pagave.

Të hënën, SBASHK-u pritet të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me kryetarët e nivelit sindikal në komuna, ku do të merret vendimi për hapat që do t’i ndërmarrin. Jasharaj tha se presin që Gjykata Kushtetuese të mos e vazhdojë masën e pezullimit të këtij ligji dhe që nga muaji i ardhshëm të nisë zbatimi i tij.

“Në bazë të komunikimeve me kolegët, situata aktuale në terren është e tensionuar pasi ne kemi disa informata që në Ligjin për buxhet nuk do të parashihet buxhet për implementimin e Ligjit të pagave. Po ndodhi kjo do të futemi në një situatë të tmerrshme, ku do të shtohen tensionet dhe në sistemin e arsimit mund të kthehet janari i vitit të kaluar me grevë të përgjithshme. Uroj që Qeveria Kurti dhe ministri i Financave t’i parashohin mjetet e të mos krijohet një situatë e tillë”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar Ligjin e pagave deri më 30 mars të këtij viti. Përmes një përgjigje me shkrim, Kushtetuesja i ka thënë “Kohës”, se çështja e ligjit të pagave është ende në procedurë dhe se bazuar në normat kushtetuese e ligjore në fuqi, ky institucion nuk ka ndonjë afat të caktuar për vendimmarrje.

“Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha pretendimet e bëra në kërkesën e palës parashtruese, në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e Punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, Ministria e Financave theksoi se cilido që të jetë vendimi i Kushtetueses për Ligjin e pagave, janë të gatshëm t’i përgjigjen.

“Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, bashkë me stafin e Ministrisë është duke punuar intensivisht për harmonizimin e buxhetit në mënyrë që sa më shpejt të dërgohet në Qeveri për miratim dhe pastaj për aprovim në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave.

Rreth paralajmërimit të SBASHK-ut, “Koha” ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Qeveria e Kosovës, mirëpo nuk ka marrë përgjigje. Më 5 dhjetor të vitit të kaluar, Institucioni i Avokatit të Popullit ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese për Ligjin e pagave, ngase kishte pranuar 35 ankesa të subjekteve të ndryshme ndaj këtij ligji.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

2 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago