POLITIKE

Skandaloze: Deputeti i kuvendit të Kosovës emërohet anëtar i strukturave paralele serbe

Derisa Kosova dhe Serbia po përpiqen të ulen në tavolinë të bisedimeve, Beogradi vazhdon konsolidimin e strukturave paralele. Qeveria e Beogradit më 27 shkurt 2020 ka emëruar Branislav Nikoliqin, anëtar të Organit të Përkohshëm të Komunës së Shtërpcës, shkruan Gazeta Insajderi.

Ky emërim ka ardhë më anë të një vendimi të lëshuar nga Qeveria e Serbisë.

“Vendimi mbi arsimin e Organeve të Përkohshme në komunat e territorit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Qeveria merr vendim për shkarimin e anëtarit të organit të Përkohshëm të Komunës së Shtërpcës, ku shkarkohet Mirosllav Gjorgjeviq nga detyra dhe emërohet Branislav Nokoliq anëtar i këtij organi”, thuhet në këtë dokument të siguruar nga Gazeta Insajderi.

Branislav Nikoliq, ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme të cilat ia kanë siguruar një ulëse në Kuvendit e Kosovës. Kësisoj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Branislav Nikoliq, më parë ishte edhe këshilltar i presidenti Hashim Thaçi.

Ai kishte punuar si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi që nga viti 2016. Të njëjtin, para se të emëronte si këshilltar të tij, Thaçi e pati emëruar si anëtar të bordit në postë. Mirëpo më pas, Thaçi kishte marr vendim që ta shkarkojë Nikoliqin, pasi që dyshohet se ishte pjesë e BIA-s.  Para dhjetë vjetësh, Branislav Nikoliq si agjent i shërbimit sekret serb dhe punonte kundër UÇK-së. Kujtojmë se Branislav Nikoliq është edhe vëllai i kryetarit të Komunës së Shtërpcës Bratislav Nikoliqit, ku ky i fundit është edhe mik i presidentit Thaçi, i cili kishte ndikuar tek presidenti për punësimin e vëllait të tij si këshilltar


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago