BREAKING NEWS

SBASHK-u paralajmëron grevë që nga e premtja

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka paralajmëruar grevë që mund të nisë që nga e premtja e 13 dhjetorit.

Greva është paralajmëruar në një mbledhje të Këshillit Drejtues të Sindikatës së Arsimit.

Kjo sindikatë ka vendosur që kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, të mërkurën do të vendosë për veprime sindikale në koordinim me sindikatën e Shëndetësisë dhe atë të Policisë.

Në mbledhje është propozuar që të premten të mbahet grevë dy orëshe e nëse Gjykata Kushtetuese e pezullon Ligjin për Paga, të nisë greva e përgjithshme.

Jasharaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që sërish të ketë grevë disa javëshe sikurse në janar të këtij viti.

“Mua më autorizuan Këshilli Drejtues që nesër të marr veprime sindikale në bazë të propozimit që e dhanë Këshilli. Përmes një komunikate nesër do të ju njoftojmë nëse do të nisë të premten greva dy orëshe. Sipas të gjitha gjasave kjo do të ndodhë”, ka thënë Jasharaj në një konferencë për media, raporton Koha Ditore.

Sipas tij, ata nuk po i bëjnë presion askujt por po kërkojnë realizimin e te drejtave të tyre siç është paraparë në Ligjin për Paga. Kryetari i sindikatës së universiteteve publike, Bardh Bardhi ka abstenuar duke thënë se ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin veprime sindikale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

5 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

13 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

18 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago