Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt i ka thënë Këshillit të Sigurimit në OKB se serbët e Bosnjës po përpiqen të shkëputen.
Schmidt ka ngritur shqetësimet e tij se Republika Serbe e Milorad Dodikut po e minon sovranitetin e Bosnjes dhe ka apeluar te komuniteti ndërkombëtar që të reagojë dhe të garantojë të drejtat e popullit të Bosnjës sipas marrëveshjes së paqes së Dejtonit të vitit 1995 shkraun Associated Press, transmeton Gazeta Express.
Ai tha se pasojat e një shkëputje të serbëve të Bosnjes do të prodhojnë efekt në tërë Ballkanin Perëndimor.
Në raportin e tij drejtuar Këshillit të Sigurimit të shpërndarë të martën, Schmidt paralajmëroi se potenciali i Bosnjës “për t’u shndërruar në një krizë sigurie është shumë real”.
Ai tha se është mirënjohës për forcën e Bashkimit Evropian, EUFOR-ALTHEA, e cila po zbaton anën ushtarake të marrëveshjes së Dejtonit, “si një masë e ndërtimit të besimit dhe një mjet i domosdoshëm për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Bosnje dhe Hercegovinë”.
Schmidt foli për herën e parë në Këshillin e Sigurimit pavarësisht protestave nga Rusia dhe Kina se ai nuk është përfaqësuesi i lartë legjitim sepse emërimi i tij nuk u miratua nga 15 anëtarët e tij.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…