Analisti politik dhe njohësi i ekonomisë, Dardan Sejdiu, ka vlerësuar se ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati po manipulon me shifrat e rritjes ekonomike në Kosovë në terma nominal.
Sejdiu shkruan se Murati po e anashkalon qëllimisht rritjen reale ekonomike, duke folur në terma nominal.
“Kur e pat dhene kete deklarate, nuk e tha asnje fjale per rritjen reale – nje tregues i cili perdoret nga secili Minister i Financave ne bote, aso Ministra qe nuk manipulojne. Manipulimi i tij me te dhena nuk ndalet ketu. Ky shkon tutje dhe tenton te paraqes rritjen e tremujorit te dyte si dicka e jashtezakonshme, madje edhe si rezultat i ndikimit te Qeverise apo Ministrise se tij”, shkruan Sejdiu.
Duke theksuar se Murati “po manipulon me koncepte bazike të ekonomisë”, Sejdiu thotë se edhe nëse mund të ketë rritje ekonomike mbi 7%, më meritorët janë sektori privat dhe diaspora.
“Keshtu pra Ministri Murati manipulon me koncepte bazike te ekonomise. Sigurisht qe rritja ekonomike e sivjetshme mund te jete mbi 7 %, sic thote edhe Banka Boterore. Mirepo rritjen ekonomike nuk e ndihmon dot as manipulimi me te dhena, e as spektakli me numra te komunave!”, shkroi Sejdiu.
Postimi i plotë:
Manipulim i shifrave te rritjes se GDP!
Muaj me pare Ministri Murati kishte bere nje deklarate te papare nga asnje Minister i Financave deri me tani – tregonte shifrat e rritjes ekonomike ne terma nominal.
Per sqarim, rritja ne terma nominal perfshin edhe efektin e rritjes se cmimeve (inflacionit) ndryshe nga rritja reale qe e largon efektin e cmimeve – gje qe edhe nje student i viti te dyte ne fakultet ne Kosove e din. Sidomos kete vit cmimet jane rritur shume, dhe kete secili e din.
Kur e pat dhene kete deklarate, nuk e tha asnje fjale per rritjen reale – nje tregues i cili perdoret nga secili Minister i Financave ne bote, aso Ministra qe nuk manipulojne.
Manipulimi i tij me te dhena nuk ndalet ketu. Ky shkon tutje dhe tenton te paraqes rritjen e tremujorit te dyte si dicka e jashtezakonshme, madje edhe si rezultat i ndikimit te Qeverise apo Ministrise se tij.
Kjo rritje, madje edhe me e madhe ne shume raste, ka ndodhur ne te gjitha vendet ne rajon. Per shembull, ekonomia e Shqiperise gjate tremujorit te dyte u rrit per plot 17.89 %. Ekonomia e Malit te Zi u rrit per 19 %, njejte sa ekonomia e Maqedonise. Vetem ekonomia e Serbise dhe ajo e Bosnjes dhe Hercegovines u rriten me nga 13.7 dhe 14.7 %. Mirepo prape se prape rritja e ekonomise tone gjate kesaj periudhe eshte nen nivelin mesatar te ketij rajoni (Western Balkan 6 perjashto Kosoven).
Arsyeja per kete rritje, edhepse nen mesataren e rajonit tone, eshte shume e thjeshte: gjate tremujorit te vitit te kaluar cdo ekonomi pothuajse ishte e mbyllur, dhe kur e krahason aktivitetin ekonomik te tremujorit te dyte te ketij viti me ate tremujor, eshte shume e pritshme qe te kete rritje te ketij niveli.
Ndersa per te treguar qe kjo rritje eshte pothuajse teresisht e shtyre nga sektori privat dhe nga ardhja masive e disaspores sivjet, mjafton te analizohen te dhenat fiskale nga uebfaqja e Ministrise se Financave. Aty del se ne fund te muajit gusht (te dhenat me te fundit) Qeveria e Kosoves ne konton e vet bankare ka rreth 500 mil euro. Duke pare trendin ngrites se bilancit banker te muajve te fundit, lirisht mund te parashikohet se konto e shtetit tone ne fund te shtatorit mund te ishte rreth 600 mil euro.
Hala ma keq, kjo loje arrin kulminacionin kur publikisht krahason rritjen *reale* ekonomike te parashikuar nga Banka Boterore prej 7.1 % me shifren e famshme *nominale* prej 7.9 %. Keto dy shifrat jane dy gjera krejtesisht te ndryshme, dhe per kete arsyje nuk krahasohen. Le te themi se Kosova prodhon vetem molla, dhe ne vitin 2020 nga prodhimi i mollave kishte arritur nje GDP nominale prej 100 mil euro. Kete vit cmimi i nje molle ishte 1 mil euro. Ne vitin 2021 arrin te shese plot 105 molla, mirepo me cmim po ashtu te ngritur ne gati 1.05 milione euro per molle. Rritja nominale ne kete vit eshte pak mbi 10 %. Mirepo kur menjanohet efekti i cmimit (ngritja nga 1 ne 1.05 mil euro per molle) del se rritja reale (dmth ne kuantitet te produkteve apo edhe sherbimeve ne boten reale) eshte vetem 5 %.
Keshtu pra Ministri Murati manipulon me koncepte bazike te ekonomise. Sigurisht qe rritja ekonomike e sivjetshme mund te jete mbi 7 %, sic thote edhe Banka Boterore. Mirepo rritjen ekonomike nuk e ndihmon dot as manipulimi me te dhena, e as spektakli me numra te komunave!
Sektori privat dhe diaspora jane meritoret per rritje ekonomike, e jo qeveria dhe kursimet e saj!