Sekretari i MSh-së për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit: S’pati asnjë dokument që dëshmon se vuante nga ndonjë sëmundje

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitita, bashkë me zëvendësin e tij dhe sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Naim Bardiqi , kanë mbajtur pak më parë një konferencë për media lidhur me vdekjen e një qytetari 26 vjeçarit, i cili ishte karantinuar më 2 maj në Qendrën e Studentëve, pasi kishte ardhur nga Gjermania.

Derisa Ministri Viti tha se do të kërkojnë detaje të hollësishme rreth ardhjes së 26-vejcarit nga Gjermania dhe vendosjes së tij në karantinë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ka thënë se ata që deklarojnë që kanë sëmundje, ekzaminohen nga ekipet dhe lirohen, ndërsa për qytetarin që vdiq dje, thotë se nuk ka pasur asnjë dokument që dëshmon se vuan nga ndonjë sëmundje.

“Nuk kemi pas asnjë dokument që do të vërtetonte për ndonjë sëmundje paraprake për sëmundje të të ndjerit. Në raportin e kontrolluar nga ekipa shëndetësore në hyrje të aeroporti të gjitha pyetjet gjatë të dhënave amnestike nga i ndjeri janë mohuar.Nuk ka pasur asnjë shënim për asnjë sëmundje nga mjeku që e ka kontrolluar të ndjerin”, ka thënë sekretari Bardiqi para gazetarëve.