Zvicra është e njohur si një nga vendet me ekonominë më konkurruese në botë, kjo falë sektorit të saj të lulëzuar të shërbimit, e veçanërisht atij financiar. Por çfarë e bën këtë vend qendrën e grumbullimit të thesareve të botës?
Nuk është rastësi që persona të kamur në mbarë botë, i besojnë bankave zvicerane ruajtjen e parave të tyre.Bankat zvicerane janë të njohura për nivelin e lartë të sigurisë së parave, ndaj dhe konsiderohen mjaft të besueshme.
Persona të kamur nga e gjithë bota depozitojnë shuma marramendëse në llogaritë e tyre bankare të hapura në bankat zvicerane, kjo për faktin se Zvicra njihet për stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike, ndaj dhe konsiderohen si një vend i besueshëm për të ruajtur pasurinë.
Historia e bankave zvicerane lidhet me disa faktorë si neutraliteti, sovranitetin kombëtar, sistemi teknologjik dhe zhvillimor të cilët kanë favorizuar një mjedis te qëndrueshëm e te sigurt, ku sektori bankar ka mundur te lulëzojë.
Aktualisht një e treta e gjithë fondeve qe mbahen jashtë shtetit nga vendet e huaja, ruhen ne Zvicër. Zviceranët kanë kohë që i mbajnë të sigurta paratë e të famshmëve, aktorëve, politikanëve apo biznesmenëve dhe bankat zvicerane janë shumë të njohura në këtë drejtim.
Pikërisht këtu bëhet ndarja dhe dallimi i madh i bankave zvicerane me vendet e tjera të botës, Zvicra ka rritur masat e saj të sigurisë dhe ka futur shumë sisteme teknologjike të cilat e bëjnë të pamundur qasjen në identitetin e klientëve, me përjashtim të një numri të kufizuar personash.
Në këtë mënyrë bankat realizojnë qëllimin e tyre duke ruajtur njëkohësisht paratë dhe identitetin e klientëve dhe depozituesve.
Ndonëse do të ishte e gabuar të thuhet se bankat zvicerane janë ende po aq të besueshme sa kanë qenë më parë, ato janë ende shumë të besuara për privatësinë dhe mbrojtjen e aseteve.