Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nëse hapet tema e ndërrimit të territoreve duhet të flitet për kufijtë e të gjithë shqiptarëve.
“Tema e kufirit daton që një kohë të gjatë. Që nga luftërat ballkanike. Kufijtë e vendosur nga Britania e Madhe janë të padrejta. Kjo daton që nga luftërat e Napoleonit i cili luftoi kundër ekspansionit rus. Shqipëria londineze është e rrethuar me shqiptarë në të gjitha anët. Ballkani ka pasur një balancë shumë të mirë të forcave që është prishur nga Konferenca e Londrës”, thotë Sela.
“Presidenti ka folur për Preshevën, por nëse hapet kjo temë e kufirit pse të mos shkohet edhe pak më poshtë në jug dhe të flitet për kufijtë e shqiptarëve në përgjithësi. Ndryshe nuk duhet të flitet për kufijtë fare”