SPORT

Selektori serb fillimsht kishte lavdëruar atmosferën në stadium, tani ka qëndrim tjetër

Ka bërë bujë deklarata e selektorit të Serbisë, Dragan Stojkoviq për atmosferën në “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi.

Stojkoviqi në konferencë për shtyp kishte lavdëruar atmosferën, duke thënë se është e vështirë të luhet në atë stadium.

Por të hënën Federata e Futbollit e Serbisë ka paraqitur një tjetër deklaratë të Stojkoviqit. Kjo ndodhi pas presionit të mediave serbe lidhur me deklaratën që kishte dhënë Stojkoviqi për atmosferën.

Federata serbe ka shkruar se tekstet që i japin kontekst negativ deklaratave të Stojkoviqit nga konferenca për shtyp, bien ndesh me atë që u tha.

“Si trajner i reprezentacionit të Serbisë, fokusi im gjatë ndeshjes ishte vetëm në fushë, te lojtarët, taktika dhe rezultati. Atmosferën në stadium e kam vlerësuar në kontektstin e ambientit sportiv, tribunave të mbushura dhe mbështetjes për reprezentacionin, që gjithnjë është e mirëpritur për futbollin si lojë. Megjithatë, është normale që në atë moment nuk i kam regjistruar plotësisht të gjitha mesazhet skandaloze dhe ofenduese që erdhën nga tribunat, të cilat më vonë u paraqitën dhe u komentuan nga mediat. Dua të dënoj qartë dhe pa asnjë dyshim çdo brohoritje që fyen popullin serb dhe reprezentacionin serb, apo këdo tjetër. Gjëra të tilla nuk kanë vend në terrenet sportive”, ka thënë Stojkoviq, përcjell federata serbe.

Ai kritikohet vazhdimisht nga mediat serbe, ndërsa ka raporte jo të mira me shumë lojtarë nga ky vend.

“Është absurde që dikush të akuzojë Dragan Stojkoviqin për ‘mbështetje të ekstremistëve’ dhe ‘lavddërim të urrejtjes ndaj popullit tonë’. Shumë herë, si gjatë karrierës sime si lojtar e po ashtu si trajner, kam dëshmuar patriotizmin dhe ndjenjën time të përkatësisë ndaj popullit tim”, ka shtuar Stojkoviq në deklaratën për federatën serbe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago