Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi, që ishte edhe shef i stafit në Zyrën e Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi
Rama ku tha për Haradinajt se në një takim se në sy të Merkelit dhe Macronit kishte thënë se “”mu nuk më han luli për kta!”.
Por, Selimi tha se ishte prezent në këtë bisedë të datës 29 prill 2019 dhe se rrodhi ndryshe, njofton Klan Kosova.
Selimi në këtë postim nuk ka përmendur emra, por duke përdorur X dhe Y ka rrëfyer bisedën mes dy kryeministrave, duke thënë se kjo bisedë u zhvillua në ambientet e zyrës së Kancelares Merkel.
Ai bën të ditur se Haradinajt i është kërkuar nga Rama që të hiqet taksa për arsye të rregullimit të marrëdhënieve me Serbinë, ndërkohë që Haradinaj ishte përgjigjur se çështja nuk ka të bëjë vetëm me taksën por që u kishte borxh gjithë të rënëve t’iu mbrojë gjakun e dinjitetin.
Postimi i plotë:
Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent:
Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi.
Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin.
Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje.
Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i s’më han për ty.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…