BOTA

Senatori Bob Menendez shpallet fajtor në skemën e ryshfetit

Senatori i New Jerseyt, Bob Menendez, është shpallur fajtor në 16 pika për pranim ryshfeti, përfshirë edhe shufra ari – në vlerë të mbi 100 mijë dollarëve – dhe një makinë Mercedes-Benz, në këmbim të ndihmës për qeveritë e huaja.

Menendez – ish udhëheqës i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë – tani përballet me mundësinë e dekadave në burg dhe mundësinë e dëbimit prej Partisë Demokratike.

Ai ka deklaruar se është i pafajshëm përgjatë procesit gjyqësor tetëjavor.

Avokatët e tij kanë thënë se dhuratat që ka pranuar nuk cilësohen ryshfet, sepse prokurorët kanë dështuar të vërtetojnë se ai ka marrë ndonjë vendim specifik, si rezultat i pranimit të këtyre aseteve.

Gruaja e Menendezit, Nadine Arslanian Menendez, përballet, gjithashtu, me akuza në rastin për ryshfet, mirëpo gjyqi ndaj saj është shtyrë, ashtu që t’i nënshtrohet një trajtimi për kancer të gjirit.

Ajo, po ashtu, është deklaruar e pafajshme.

Avokatët e senatorit kanë tentuar të bartin fajin te zonja Menendez, duke e portretizuar si individ me probleme financiare, dhe që ajo ka mëtuar të fitojë “para të gatshme dhe asete në çdo mënyrë të mundshme”.

Dy biznesmenët, Wael Hana dhe Fred Daibes, janë duke u gjykuar, po ashtu, me akuzat se i janë afruar senatorit për ta bindur që të ndihmojë ilegalisht Qeverinë e Egjiptit dhe të sigurojë miliona dollarë prej një fondi të Katarit për investime.

Biznesmeni i tretë, Jose Uribe, është shpallur fajtor dhe ka dëshmuar kundër senatorit Menendez në gjykatë.

Përgjatë procesit gjyqësor, prokurorët kanë përdorur dëshmi të ekspertëve, emaile dhe mesazhe me shkrim të senatorit, për të vërtetuar që ai është shpërblyer prej qeveria të huaja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago